WordPress database error: [Can't create/write to file '/tmp/#sql_69e1_0.MYI' (Errcode: 122 - Internal (unspecified) error in handler)]
SHOW FULL COLUMNS FROM `wp_f4tmoptions`

WordPress database error: [Can't create/write to file '/tmp/#sql_69e1_0.MYI' (Errcode: 122 - Internal (unspecified) error in handler)]
SHOW FULL COLUMNS FROM `wp_f4tmoptions`

Frutomania – Frutomania

Per fermen tone - MOEA

MOEA SH.P.K.  është kompani private e themeluar në vitin 2006. Në pronësi ka një sipërfaqe prej 400Ha dhe me mbi 500.000 pemë frutore të mbjellura, në sipërfaqe pemishtesh aktive mbi 200Ha, kjo e bën MOEA-në njërin nga prodhuesit më të mëdhenj të frutave në rajon. Kultivohen: dredhëza, mjedra, aronia, boronica, vishnja, qershia, kajsia, pjeshka, kumbulla, molla, dardha dhe ftoni.

Duke filluar nga viti 2010, MOEA  fillon përpunimin e frutave, me një linjë moderne dhe teknologji të avansuar të përpunimit të frutave në parimin e ekstraktimit të ftohtë të lëngut si dhe bluarjes së frutave, duke i përfshier në përmbajte të lëngut frutin në tërësi, me të gjitha fibrat, vitaminat dhe antioksidantët, ashtu si është në natyrë. Frutat vjelen dhe përzgjedhen me dorë, dhe vetëm frutat më të shëndetshme dhe më të freskëta e gëzojnë të drejtën të bëhen pjesë përmbajtëse e FRUTOMANIA Brand.

Duke mos përdorur asnjë konservues, sheqer, aromatizues, ngjyrë, koncentrat e as ujë, por duke përdorur vetëm frutat  e shtrydhura, të ambalazhuara në shishe qelqi, e bën FRUTOMANIA-në njërin nga brendet më unikate dhe më të shëndetshme që egzistojnë sot në botë.

Frutomania ka mbi 400 kontraktues nga rajone të ndryshme të Kosovës që e bëjnë atë të jetë 100% made in Kosova.

Me kalimin e kohës kompania çertifikohet me shumicën e standardeve ndërkombëtare për çertifimin e cilësisë, si:  Global Gap (prodhimtaria e frutave), HACCP (përpunimi i frutave), dhe ISO (menagjimi cilësor i kompanisë).

Në konsumacion prej 1L dhe 0.2L Frutomania tani është prezente në 7 shtete të ndryshme, me vizionin dhe me qëllimin që të bëhet njëri nga brendet më cilësore botërore. Këtë mund ta arrijmë vetëm me përkrahjen tuaj – Faleminderit.

NA KONTAKTONI




 

  • MOEA SHP.P.K
  • (Zyra qendrore)
  • Rr. Jonuz Zejnullahu Nr. 28
  • Prishtinë, 10000
  • KOSOVË