Ejani dhe na vizitoni

Vizitoni fermën tonë në Kravaricë që gjendet 13 km nga Gjilani rrugës për Ferizaj. Keni shumë për të parë rreth përvojës në pemishte dhe se si prodhohet lëngu nga frutat shtrydhur...me shume

Sa e egër është molla e egër?

Malus Sylvestris, që njihet si Molla e egër, është një lloj i mollës që është e përhapur kryesisht në zonat me klimë kontinentale....me shume



MOEA LLC është një kompani private e themeluar në vitin 2006, nëpërmjet procesit të privatizimit të NSH-(Ndërmarrjeve Shoqërore) me pronësi  të një sipërfaqe prej 140 ha, ku me pemishte aktive janë rreth 75 Ha. Në këtë  sipërfaqe të kompanisë MOEA, aktualisht janë të mbjella rreth 75000 “trungje” dhe “fidanë” të frutave te ndryshme si: mollë,dardhë, kumbulla, kajsi, luleshtrydhe, ftua, etj.

Duke filluar nga korriku i vitit 2010, MOEA ka filluar prodhimin e vet testues, përmes linjës së përpunimit të frutave, duke prodhuar lëng nga fruta të shtrydhur dhe duke e bërë MOEA-n një lider në këtë lloj të produkteve në Kosovë dhe më gjerë.

Produktet e përpunuara të MOEA-s janë produkte të veçanta dhe unikate në Kosovë, lëngu i të cilave përmban vetëm lëng frutash të freskëta të shtrydhura, pa sheqer, ujë apo ndonjë shtesë tjetër..

Produktetet e përpunuara të MOEA-s në treg janë me markën (brendin) “FRUTOMANIA”. Një lloj produkteve janë të paketuara në paketime të reja të njohur si "thes në kuti" prej 3 litrash apo 5 litrash, si dhe shishe xhami prej 1 litre.

Ju lutem vizitoni “dritaren”, përkatësisht seksionin e Produkteve të kësaj faqe interneti.

Aktualisht, lëngu i mollës, mollës së egër dhe i vishnjës  janë në treg, në shumicën e zinxhirëve të supermarketeve në tërë Kosovën. Shih pikat e shitjes për më shumë informata.