Pijet
s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

Përfitimet shëndetësore të pjeshkës përfshijnë lehtësimin nga hypokalemia, kanceri, obesiteti, kolesteroli, mosqarkullimi i gjakut dhe sëmundjet neurodegjenerative. Ndihmon në ruajtjen, funksionimin e mirë dhe shëndetin e: shqisës së të pamurit, lëkurës, sistemit nervor, eshtrave, dhe dhëmbëve. Ka veti kundër-plakjes dhe poashtu ndihmon detoksifikimin, si dhe permirëson tretjen dhe shëndetin e qelizave. Është e pasur me substanca thelbësore ushqyese dhe antioksidante qe janë të nevojshme gjatë shtatëzanis, dhe poashtu e ndihmon ngritjen e imunitetit. Pjeshka ka vlera të ulëta të kalorive, nuk përmbajnë yndyrëra të ngopura apo kolesterol, dhe janë një burim i pasur i fibrave dietike.

Pjeshka përmban një asortament të gjerë të substancave ushqyese të cilat janë jetike për funksionimin e shëndoshë të trupit të njeriut. Pjeshka janë të pasura me Vitaminënën A, Beta-Karoten dhe Vitaminën C (acid askorbik). Ato janë gjithashtu burim i mirë i Vitaminës E (alpha-tokopherol), Vitaminën K (phylloquinone), Vitaminën B1 (thiamin), Vitaminë B2 (riboflavin), Vitamina B3 (niacin), Vitaminë B-6, Folate dhe Acidit Pantothenic. Pjeshkët gjithashtu ofrojnë një kombinim të pasur të mineraleve si Kalciumi, Kaliumi, Magnezi, Hekuri, Mangani, Fosfori, Zinku dhe Bakri.

s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

Vishnja renditet numër 14 për përmbajtjen e pasur të antioxidanteve, në mesin e 50 ushqimeve të para që përmbajnë këto vlera. Ato janë të mbushur përplot me komponentet të cilat shërojn inflamacionin, kanë veti antivirale dhe antibakteriale, ndihmojnë dhe mbështesin shëndetin e zemrës, madje edhe luftojnë kancerin. Dy prej këtyre komponenteve janë quercetin dhe acidi ellagic, që të dyjat e pengojnë zhvillimin e tumoreve dhe zhdukin qelizat e kancerit, pa i dëmtuar ato të shëndetshmet. Ndoshta nga të gjitha vlerat ushqyesve që ato ofron vishnja, më e vlefshmja është vlera e ulët e kalorive.

Vishnjet janë të pasura me vitamina, minerale, materie ushqyese, dhe komponente organike që gjenden në to. Këto elemente të rëndësishme ushqyese përfshijnë vitaminën C, vitaminën A, poashtu mineralet si Potasium, Magnez, dhe Bakër.

s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

Përfitimet shëndetësore të kumbullës përfshijnë lehtësime në sistemin e tretjes, mbrojtje nga infeksione nga ftofja, si dhe ndihmojnë parandalimin e problemeve të ankthit. Fuqia antioxidante e kumbullës ndihmon në trajtimin e sëmundjeve si osteoporoza, degjenerimi makular, kanceri, diabeti dhe obesiteti. Poashtu kontribon në stabilitetin e kolesterolit, shëndetit kardiovaskular, shëndetit psiqik, imunitetit, shëndetit të qelizave, bilancit electrolyte, sistemit nervor dhe ndihmon në kujdesin e lëkurës dhe koagulimin e gjakut.

Kumbullat përmbajnë një shumëllojshmëri të komponentëve të shëndetshme, vitaminave dhe mineraleve. Kumbullat janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, si Vitamina A, C (Acidi Askorbik), Folate dhe Vitaminin K (phylloquinone), Vitaminës B1 (thiamine), B2 (riboflavin), B3 (niacin), B-6 dhe e Vitaminës E (alfa-tocopherol). Mineralet e pranishme në kumbull përfshijnë Kalium, Fluorur, Fosfor, Magnez, Hekur, Kalcium dhe Zink. Kumbulla gjithashtu furnizon organizmin me fibra dijetale, ka vlera të ulëta kalorike dhe nuk përmban yndyrëra të dëmshme.

s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

Përfitimet shëndetësore të mollës përfshijnë rrgullimin e tretjes, parandalimin e çrregullimeve të stomakut, gurëve të tëmthit, kapsllëk, çrregullimeve të mëlçisë, anemis, diabetit, sëmundjeve të zemrës, reumatizmit, çrregullimeve të syve, e një shumëllojshmërie të kancerit, dhe dhimbjes së nyjeve. Gjithashtu ndihmon në ngritjen e nivelit të energjis dhe lehtësim nga dizenteria. Për më tepër, molla mund të parandalojnë fillimin e sëmundjeve të Alzheimerit si dhe sëmundjen e Parkinsonit. Së fundi, molla ndihmon përkujdesin dentar dhe të lëkurës.

Lista e gjatë e përfitimeve shëndetësore që i atribuohen mollës janë për pasurisuria e saj me vitamina, minerale, dhe komponimet organike që gjenden në to. Këto elemente të rëndësishme ushqyese përfshijnë vitaminën C, vitaminën K, vitaminën B6 dhe riboflavinën, si dhe minerale si kalium, bakër, mangan, dhe magnez. Molla është gjithashtu burim shumë i mirë I fibërave dietik, dhe një shërbim i vetëm siguron 12% të kërkesës ditore te fibërave.

s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

Benefitet shëndetësore të konsumimit të luleshtrydhës, kontribojnë në përmirësimin e shëndetit të syve, funksionimin e trurit, lehtësimin nga tensioni i lartë, sëmundjet e artiritit, shërimin e arjes së nyjeve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve në luleshtrydhe e bën atë të kontriboj në përmirësimin e imunitetit, parandalimin e sëmundjes së kancerit, si dhe reduktimin e shenjave të plakjes së parakohshme.

Përveç përmbajtjes së vlerave të larta të antioksidantëve, ato përmbajn edhe vlera të larta të substancave ushqyesve, vitaminave dhe mineraleve, të cilat kontribojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të njeriut. Këto përfshijnë Acid Folik, Kalium, Mangan, Fibra Dietike, Magnez, si dhe përmbajtje të lartë të Vitaminës C.

s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

Kur është fjala për shëndetin, manaferrat ose përndryshe frutat e malit kanë një reputacion të shkëlqyer. Boronicat janë të mbushura me antioksidantë, të quajtur anthocyanins, të cilat ndihmojnë për të mbajtur kujtesën e mprehtë, kurse mjedrat përmbajnë acid ellagic, që është një kompleks me përmbajtje të pasur të materieve anti - kancerogene. Të gjitha manaferrat janë burime të mëdha të fibrave, lëndë kjo shumë e rëndësishme për shëndetin e sistemit të tretjes së ushqimit, sistemit kardio vaskular si dhe eshtrave.

Frutat e Malit janë burime të shkëlqyera të Vitaminës C, Manganit dhe fibrave dietike. Poashtu janë të pasura me Vitaminën B, Acid Folik, Bakër dhe Hekur. Këto fruta kan përqëndrimin shumë të lartë të antioxidanteve. Kjo është për shkak të përqendrimit të lartë të Acidit Ellagic, Anthocyanins, Acid Galic, Quercetin, Cyanidin, Catechins, Pelargonidins, Kaempferol dhe Acid Salicil. Përveç përmbajtjes së vlerave të larta të antioksidantëve, ato përmbajn edhe vlera të larta të substancave ushqyesve, vitaminave dhe mineraleve, të cilat kontribojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të njeriut, duke përfshirë edhe Acid Folik, Kalium, Mangan, Fibra Dietike, Magnez, si dhe përmbajtje të lartë të Vitaminës C.

s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

E pasur me vitamina, antioksidantë dhe fibra, mjedërat janë fruta të shijshme me shumë përfitime shëndetësore. Mjedërat kanë përqendrim të lartë të acidit ellagic, dhe një lloji metaboliti phenolic që parandalon kancerin, duke ndalur rritjen e qelizave të kancerit dhe eliminimin e zhvillimit të disa llojeve të kancerit. Kështu që, mjedëra mund të konsiderohet si një nga mjekimet/trajtimet më të mira natyrore për sëmundjen e kancerit.

Mjedërat janë burime të shkëlqyera të Vitaminës C, Manganit dhe fibrave dietike. Mjedërat poashtu janë të pasura me Vitaminën B, Acid Folik, Bakër dhe Hekur. Ky frut ka përqëndrimin më të lartë të antioxidanteve në mesin e të gjitha frutave. Kjo është për shkak të përqendrimit të lartë të Acidit Ellagic, Anthocyanins, Acid Galic, Quercetin, Cyanidin, Catechins, Pelargonidins, Kaempferol dhe Acid Salicil.

s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

Përfitimet shëndetësore të konsumit të panxharit përfshijnë shërimin nga: anemia, problemet me tretjen, kapsllëku, majasili, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, çrregullimin e veshkëve, sëmundjet e lëkurës, zbokth, çrregullimet të tëmthit, kanceri dhe sëmundjeve të zemrës. Ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e degjenerimit makular, kataraktit dhe problemeve të frymëmarrjes. Përfitimet shëndetësore te panxharit mund t’i atribuohen permbajtjes së pasur me materje ushqyese, vitamina dhe minerale.

Panxhar të ketë një varg të tillë të gjerë të përfitimeve shëndetësore për shkak të përmbajtjes së tyre ushqyese, duke përfshirë vitamina, minerale, dhe komponimet organike si carotenoids, lutein/zeaxanthin, glycine, Betaine, fibra dietike, vitamina C, magnez, hekur, bakër dhe fosfor, ndërsa edhe duke qenë një burim i flavonoids dobishme quajtur anthocyanins. Ata janë shumë të ulët të kalorive, pa kolesterol, por ata nuk kanë përmbajtje më të lartë të sheqerit të gjitha perimet.

s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

Përfitimet shëndetësore të knsumimit të karrotës përfshijnë: uljen e kolesterolit, parandalimin nga sulmet e zemrës, parandalimin e sëmundjes së kancereve të caktuara, përmirësimin e pamjes, reduktimin shenjave të plakjes së parakohshme, kontribon në shëndetin e lëkurës, ngritjen e imunitetit, përmirësimin e tretjes, shëndetin kardiovaskular, dhe kontribojnë në shëndetin oral.

Shumica përfitimeve shëndetësore të karrotës i atribuohen caroteneve dhe përmbajtjes së fibrave, gjithashtu për të qenit një burim i madh i agentëve antioksidues. Këto gjithashtu jan të pasura me vitamina dhe minerale, si psh. me Vitaminën A, Vitaminën C, Vitaminën K, Vitaminën B8, Vitaminën B5 (Acid-Pantothenic), Folat, Kalium, Hekur, Bakër dhe Mangan.

s guxon me prek
Perfitimet shendetesore Vlerat nutriciste

Përfitimet shëndetësore të mollës përfshijnë rregullimin e tretjes, parandalimin e çrregullimeve të stomakut, gurëve të tëmthit, kapsllëkut, çrregullimeve të mëlçisë, anemisë, përmirësimit të diabetit, uljes së kolesterolit LDL, preventim të sëmundjeve të zemrës, reumatizmin, çrregullimit të syve, preventimin e një shumëllojshmërie të kancerit, dhe sëmundjeve të arjes së nyjeve. Molla gjithashtu ndihmon në lehtësim nga dizenteria. Për më tepër, ajo parandalon sëmundjen Alzheimer dhe të Parkinsonit. Së fundi, molla ndihmon përkujdesin dentar dhe shëndetin e lëkurës.

Mollat e egëra janë të pasura me vitamina, minerale, materije ushqyesve, dhe përbërjen e komponimeve organike. Këto elemente të rëndësishme ushqyese përfshijnë vitaminë C, vitaminë K, vitaminë B6, vitaminë P, dhe riboflavin, si dhe minerale si kaliumi, bakër, mangan, magnez, citrin, pektin, quercetin, catechin, phloridzin, epicatechin, dhe acid Chlorogenic, të cilat të gjitha janë antioksidante të fuqishme. Molla gjithashtu është burim shumë i mire i fibrave dietike.